Nga Vendi
23 October 2025
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e fajdexhive në Shkup

Policia e Maqedonisë ka dhënë detaje shtesë nga operacioni i djeshëm në lidhje me kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe pastrim parash.

Nga MPB thonë se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, ndërsa janë arrestuar 11 persona.

“Janë parashtruar kallëzime penale kundër B.K. (35), i cili aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes, dhe kundër personave tashmë të privuar nga liria: L. L. (29), D. V. (29), A. T. (29), D. L. (32), M. V. (25), M. N. (36), A. T. (32), Z. A. (42), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëkryerës ose ndihmës kanë kryer dy veprat penale. Ndërsa M. K. (73), P. K. (41) dhe G. S. (46) janë të dyshuar për veprën penale “Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale””, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, hetimet kanë treguar se nga fillimi i vitit 2022, nëntë nga të arrestuarit kanë funksionuar si grup kriminal që jepte para me interes të lartë, duke marrë përfitime të paligjshme në para, mjete ose prona të paluajtshme. Kur viktimat nuk mund të kthenin borxhet, grupi merrte pronat e tyre ose i detyronte t’i regjistronin në emër të njërit nga të dyshuarit.



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Neutralizuam dronin që do të godiste Kryeministrinë! Duart e Putinit dhe Iranit në protesta​18 October 2026
Qeveria e re, Presidenti ka 10 ditë afat për të dhënë mandatin 5 August 2020
Vuçiq: Kurti ma kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu iu përgjigja15 June 2021