Nga Bota
23 October 2025
Zelensky i prerë: Nuk do të bëjmë lëshime për territorin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij është gati të mbështesë një armëpushim, por nuk do të bëjë lëshime për çështjen territoriale.
 

Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), përpara samitit bëri deklarata për shtyp me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Duke vënë në dukje se kanë mirëpritur paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së të miratuar kundër Rusisë, Zelensky tha se kjo është me rëndësi të madhe sepse sipas tij Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.

Zelensky vuri theksin mbi nevojën për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për këtë arsye falënderoi BE-në për mbështetjen.

“Armëpushimi është ende i mundur dhe vendi im është gati ta mbështesë atë. Armëpushimi duhet të jetë i drejtë dhe i qëndrueshëm. Ne nuk do të bëjmë lëshime territoriale”, tha Zelensky.

Lidhur me çështjen e sigurimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga SHBA-ja si “Tomahawk”, Zelensky deklaroi se ky do të ishte vendimi i Amerikës.

Ndër tjera, presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e sanksioneve energjetike të SHBA-së kundër Rusisë, dhe deklaroi se beson që ashtu si këto sanksione, edhe dërgesat e raketave “Tomahawk” në të ardhmen, do të jenë të mundura.



Të ndryshme
Më shumë
Vaksinimi kundër COVID-19 i detyrueshëm për studentët, Rama: S’ka nuk dua26 August 2021
Spasovski: Për një vit e ulën krimet për 10.8% për qind21 July 2021
Hamza akuzon Kurtin për manovra politike në prag të zgjedhjes së Presidentit25 April 2026