Nga Rajoni
25 October 2025
Mbështetja për anëtarësinë në NATO bie në Mal të Zi, rritet ndikimi proruso

Mbështetja e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësinë në NATO ka rënë me gati 9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri i kundërshtarëve është rritur me mbi 11 për qind. Këto janë të dhënat e hulumtimit të fundit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (CEDEM), të realizuar në shtator.

Sipas Aleancës Atlantike të Malit të Zi, rezultatet tregojnë se elementet proruse dhe anti-NATO vazhdojnë të jenë aktive brenda institucioneve dhe strukturave politike të vendit. “Veprimet e tyre synojnë përhapjen e dyshimit, dobësimin e besimit të qytetarëve dhe relativizimin e qëllimeve strategjike të shtetit”, thuhet në reagimin e kësaj organizate për Radion Evropa e Lirë.

Një zyrtar i NATO-s, në koment për REL-in, theksoi se Mali i Zi përballet me “kërcënime të vazhdueshme hibride nga aktorë rusë dhe të huaj”, por vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë që Aleanca ruan me Podgoricën. Ai shtoi se arsyet e rënies së mbështetjes janë çështje që i takojnë autoriteteve malazeze për t’u adresuar.

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi nuk ka dhënë ende koment mbi këto gjetje.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohen tre persona nga Gostivari për kokainë 3 September 2021
Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas për ditën e zgjedhjeve17 October 2025
Instagram vs realitet: Megi Pojani dëshpëron me ‘linjat e saj’ nga ato që i poston në foto22 June 2021