Nga Vendi
26 October 2025
Mexhiti nga Dibra: Fisnik Mela po sjell frymën e ndryshimit dhe bashkimit!

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Dibrës, ku mbizotëroi fryma e ndryshimit, bashkimit dhe përkushtimit për zhvillimin e vendit.
 

“Në Dibër u takuam me qytetarë që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe në zhvillim. Atmosfera ishte plot energji, me besim të ndërsjellë dhe përkushtim për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Fisnik Mela,” ka shkruar Mexhiti.

Sipas Mexhitit, Fisnik Mela po sjell në Dibrë një frymë të re lidershipi, që mbështetet në përgjegjësi, bashkim dhe vizion të qartë për një qytet që ecën përpara. Mexhiti ka theksuar se me udhëheqjen e Melës, Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë, duke u bërë inspirim për gjithë vendin.

“Takime si ky tregojnë se Dibra është gati për hapin e radhës, për fitoren që do të hapë një kapitull të ri,” ka shkruar më tej Mexhiti duke përmbyllur mesazhin me fjalët “Fisnik Mela dhe Dibra, bashkë për fitoren, bashkë për të ardhmen!”

Sipas Mexhitit ky takim është edhe një tjetër dëshmi e përkushtimit të strukturave të VLEN për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në çdo cep të vendit, me energji të re dhe vizion të qartë për zhvillim.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mblidhen nesër në Shkup15 September 2021
Flet për herë të parë Edi Rama për këngëtarin serb që këndoi në Korcë / Cfarë fituat që e mallkuat, edhe Dua Lipën…24 August 2021
Rihanna fotografohet në momente intime me të dashurin në publik25 June 2021