Nga Vendi
26 October 2025
Arsim Dalipi bashkohet me Besnik Asanin: “Ky është momenti i ndryshimit për Strugën”

Arsim Dalipi bashkohet me Besnik Asanin: “Ky është momenti i ndryshimit për Strugën”Kandidati i pavarur Arsim Dalipi ka njoftuar bashkimin me Besnik Asanin, duke e cilësuar këtë si një hap që shënon fillimin e një drejtimi të ri për Strugën.

Dalipi theksoi se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat qytetare duhet të jenë mbi interesat partiake, ndërsa bashkimi me njerëz të ndershëm e bën ndryshimin të pashmangshëm.Ai shtoi se qëllimi i përbashkët është krijimi i një administrate të pastër e transparente, që lufton korrupsionin dhe rikthen besimin e qytetarëve tek politika.

“Ky është momenti i përgjegjësisë qytetare dhe i ndryshimit të vërtetë,” deklaroi Dalipi, duke e quajtur bashkimin me Asanin hapin drejt një Struge të re dhe moderne.



Të ndryshme
Më shumë
Nëna e Edona Llalloshit shfaqet krah nuses së djalit 4 October 2021
Masat antiCOVID, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore28 October 2020
Zaev nga Prilepi: Kemi krijuar shtet sovran, ku jetojnë maqedonas, identiteti dhe gjuha janë pranuar nga tërë bota 8 July 2020