Nga Vendi
26 October 2025
Rexhepi u premton tetovarëve zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë

Kandidati për kryetar nga radhët AKI-së për Tetovën Bajram Rexhepi, ka premtuar sot para banorëve të Tetovës, zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë. Rexhepi sot ka vizituar disa lagje në Tetovë, duke iu dorëzuar madje derë në derë banorëve të Tetovës, programin apo ofertën e tij për komunën e Tetovës. Kandidati i AKI-së për Tetovën, tha se ai the koalicioni AKI, ofrojnë zgjidhje afat gjate për Tetovën dhe jo vetëm zgjidhje të përkohshme.

“Ne ofrojmë zgjidhje afatgjate, që gjithë të rinjtë të kenë vende të reja pune, zgjidhje konkrete për gjitha problemet aktuale që tangojnë qytetin tonë, përfshi ujin e pijshëm. Ne i garantojmë tetovarëtqë do kenë ujë të pijshëm 24 orë, sepse aktualisht në rezervuarin e ujit ka rreth 9 milion metër kub ujë në vit, ndërsa nevojat e qytetit janë shumëmë pak. Kjo ndodh nga keq menaxhimi, që qyteti jonë rreth Sharrit mos ketë ujë të pijshëm. Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastrimin e qytetit do ndryshojmë metodologjinë edhe për përllogaritjen ndaj qytetarëve. Gjithsesi që do ketë zgjidhje edhe për mbetjet inerte në Tetovë dhe e njëjta do jetë qytet i pastër, siç meriton kryeqendra jonë në Maqedoninë e veriut”, tha Bajram Rexhepi. Kandidat i AKI për Tetovën.



Të ndryshme
Më shumë
Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët kosovarit: Nuk e dimë se ku ndodhen19 October 2021
Cilët kanë qenë emrat e kontaktuar nga “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? 1 October 2021
6 vi ktima nga rajoni i Tetovës23 November 2021