Nga Rajoni
29 October 2025
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, temë në takimin e Osmanit me presidentin bullgar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Riad, ka takuar homologun e saj bullgar, Rumen Radev.
 

E para e shtetit ka bërë të ditur se në takimin me Radev, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria e Bullgarisë: Të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psiqike, ende po hetohet nëse ka pasur shpërthim23 November 2021
Mickoski: Ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve pritet të miratohen pas rifillimit të punës së Kuvendit11 November 2025
Hoxhë Fatmir Latifaj pajton çiftin bashkëshortor që ishin të ndarë prej 17 vitesh29 August 2020