Nga Vendi
29 October 2025
Këshilltari shqiptar në Shkup refuzon certifikatën vetëm në maqedonisht

Bartësi i listës së Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe këshilltar në Komunën e Shkupit, Abdul Selam Selami, ka refuzuar të marrë certifikatën e mandatit pasi ajo ishte lëshuar vetëm në gjuhën maqedonase.
Emini e ka cilësuar këtë veprim si mosrespektim të dy-gjuhësisë, duke theksuar se ai do të qëndrojë me dinjitet në mbrojtje të të drejtave të gjuhës shqipe.
Në deklaratën e tij, ai u shpreh:
“Të nderuar! Ja edhe faktet, kush kërkoi respektim të dy gjuhësisë dhe kush i mori ashtu certifikatat me një gjuhë! Me dinjitet do ju përfaqësojmë! I juaji, AS.”



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19:139 raste të reja 534 të shëruar,dhe 6 të vdekur nga Maqedonia31 July 2020
“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë23 November 2025
Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog: Asociacioni dhe policia të shkojë në veri me miratim të serbëve23 September 2021