Nga Rajoni
29 October 2025
Siria njeh Kosovën!

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. 

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. 

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!



Të ndryshme
Më shumë
Motra e studentit që policia e përplasi në asfalt: Vëllai im pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë17 October 2026
Maqedoni: Vazhdohen masat aktuale për hyrje në Greqi22 July 2021
Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni qenë të infektuar me COVID – 19 dhe e keni kaluar atë 1 September 2021