Nga Vendi
16 July 2020
Digjet makina që po transportonte material zgjedhor nga KKZ-Gostivar

Makina “ford transit”, me targa të Gostivarit, e cila po drejtohej nga F.A. (35) nga Gostivari, është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes afër pikës pagesore në Tetovë. Në automjet kanë qenë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Gostivar, të cilët po e transportonin materialin zgjedhor në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB, materiali aspak nuk është dëmtuar, është transferuar në një automjet tjetër dhe është dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Rasti është denoncuar në SPB Tetovë herët në mëngjes në orën 04.30./alsatM



Të ndryshme
Më shumë
Pendohet Pique, jep njoftimin e papritur: Do t’i rikthehem futbollit10 January 2024
Toshkovski: Solidariteti dhe bashkëpunimi institucional ishin kyç në përballimin e tragjedisë në Koçan14 March 2026
Tetovë, 4 persona të vdekur nga virusi 3 September 2021