Nga Vendi
1 November 2025
Sot votojnë personat e sëmurë, të burgosurit dhe ata që janë në arrest shtëpiak

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend do të mbahet nesër, ndërsa sot të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në azile pleqsh zakonisht votojnë të parët.

Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot janë planifikuar të votojnë 4,826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga Komisionet Komunale Zgjedhore.

Do të votojnë edhe të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak nga komunat ku zgjidhen kryetarët e komunave.
 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 të dielën, zgjedhjet për kryetarë komunash do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizar për këshilltarë.

1,013,375 qytetarë kanë të drejtë vote.

Votimi do të filloi prej në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, kur do të mbyllen kutitë e votimit.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 1,598 vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj, nga të cilët 933 janë të huaj dhe 651 janë ndërkombëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Pse nuk ekziston qoftë një ilaç i vetëm për ta shëruar kancerin? 7 July 2021
Tërmet në Tiranë25 June 2020
Fqinji në katin e sipërm i la pa gjumë, çifti hakmerret në mënyrë të “pazakontë”14 September 2021