Nga Rajoni
2 November 2025
Ali Ahmeti dhe Albin Kurti, përballë njëri-tjetrit në homazhet për Fatos Nanon

Vijojnë homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Liderë nga të gjitha spektrat politike dhe hapësirat shqiptare kanë bërë homazhe, duke shprehur konsideratën e tyre për kontributin e z. Nano në politikën shqiptare dhe atë rajonale përgjatë dekadave të demokracisë.

Një moment i veçantë gjatë këtyre homazheve u fiksua nga kamerat: takimi rastësor, por domethënës, mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilët u panë pranë njëri-tjetrit në të njëjtin rresht.

Kurti është vënë shpesh në qendër të kritikave për qëndrimet e tij ndaj politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi ka dalë hapur në mbështetje të koalicionit “Vlen”. Ai është kritikuar disa herë edhe nga vetë Ahmeti për deklarata të pavërteta, si ajo që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ky moment u kalua me diplomaci nga të dyja palët, duke përcjellë një mesazh respekti në nder të figurës së Fatos Nanos.



Të ndryshme
Më shumë
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO) 5 August 2020
Makina bie në humnerë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur rëndë në Tetovë19 July 2020
Shqiptari bëhet “Hit” në internet! Momenti “Epik” kur i shpjegon turistit si të shkojë në Shkodër21 October 2021