Sport
5 November 2025
Shapellet programi i Kombëtares Shqiptare për në botëror

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.
Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.
Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë njoftojn burimet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbolit./Almakpress

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Thaçi e ekspozonë makinerinë ushtarake që Kosova e bleu nga amerikanët27 July 2020
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi": Uji në Shkup është i sigurt për pije22 September 2025
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor 6 July 2021