Nga Vendi
7 November 2025
VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen nga mbeturinat

Nga VLEN sot përmes një kumtese thonë se pas muajsh të tërë kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit.
“Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes. Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike. E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta.
Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër, thonë nga VLEN.



Të ndryshme
Më shumë
“Gruaja e varur” – Fotografia që tregoi më së miri krimet e Ratko Mlladiqit15 June 2021
Kuvendi shqyrton ligjin antiduhan, gjoba deri në 5.000 euro për bizneset10 June 2026
“Mali i Zi më i afërti me Serbinë” — Abazoviq: S’ka të bëj me emocione, por me ekonominë 8 July 2021