Nga Vendi
9 November 2025
Ministrja Janevska kërkon nga Kasami të flasë maqedonisht

Në një aktivitet të organizuar për arsimin në Tetovë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, është vënë në siklet përballë përdorimit të gjuhës shqipe. Gjatë konferencës për media, ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po u përgjigjej pyetjeve në shqip, ministrja ndërhyri disa herë duke kërkuar që komunikimi të bëhej në gjuhën maqedonase.

Janevska theksoi se kërkesa e saj kishte për qëllim që “të kuptojnë edhe ata që nuk dinë mirë shqip”.

“Ju lutem nëse mundet në gjuhën maqedonase, ju lutem ka mësimdhënës… Më falni kryetar ju lutem shkurt vetëm, që të kuptojmë edhe ne që nuk dimë mirë shqip”, – tha Vesna Janevska.

Ngjarja, e zhvilluar në një qytet ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, u pa nga shumë të pranishëm si një shembull i mungesës së ndjeshmërisë gjuhësore nga ana e përfaqësueses së institucioneve arsimore të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, pesë raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit 7 June 2021
Gjërat mes tyre bëhen më serioze në BBVA, Ilnisa në merak për moshën e re të Meritonit26 January 2024
Pamje nga festa e beqarisë së aktores shqiptare, pritet t’i thotë “po” partnerit pasi u bë nënë14 March 2022