Nga Vendi
10 November 2025
Gjuha shqipe, VLEN: Janevska tregoi frustrim

Sjellja e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, ndaj komunikimit shqip të Bilall Kasamit me gazetarët shqiptarë nxiti edhe reagime politike. Koalicioni VLEN vlerëson se mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim. Ata shprehin keqardhje për qasjen e ministres duke nënvizuar se qëndrimi i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që siç thonë, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore.

“Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin thonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e të mos dish asnjë fjalë të gjuhës së bashkëqytetarëve shqiptarë e të reagosh ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, kjo është vështirë e përthyeshme në terma të bashkëjetesës, qytetarisë dhe respektimit të tjetrit në një shoqëri multigjuhësore. Ndërkaq respekti ndaj gjuhëve që fliten në këtë vend është respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit që i bashkon ata”, thonë nga VLEN.

Por, VMRO-DPMNE nuk mendon kështu. Nga atje thonë shkurt për mediat se ky nuk është aspak frustrim, por respektim i ligjeve.

“Është e nevojshme të respektohet ligji dhe ky nuk është frustrim, por respektim i ligjeve në Maqedoni”, thonë nga VMRO-DPMNE./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë është “tradhti e nivelit të lartë”23 April 2026
Grubi thumbon ASH – VMRO-DPMNE 3 September 2021
Arsovska: Shilegov të japë llogari se ku i shpenzoi 11 milionë euro nga shitja e Shtëpisë së Qytetit13 October 2021