Sport
12 November 2025
Silvinjo edhe 11 të besuarit e tij kundër Andorrës

Ndeshja kundër Andorrës është ajo që vendos fatin e Kombëtares Shqiptare për të kaluar në playoff, por kush do jenë 11 të besuarit e Silvinjos?Sipas burimeve Silvinjo nuk ka ndonjë surprizë në portë, ku pritet të jetë të jetë gardiani Thomas Strakosha. Ndërsa në mbrojtje mendohet të ketë një ndryshim, ku në vend të Arlind Ajetit do jetë mbrojtësi i momentit në Serie A, Ardian Ismajli, duke e bërë kështu katërshen e mbrojtjes me Hysaj në të djathtë, Mitaj në të majtë dhe në qendër me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Për sa i përket mesfushës duket se tranjeri do vazhdoj t'i besoj treshes së pathyeshme Asllani-Shehu-Laçi, ku statistikat tregohen kokëfortë për cilësinë e tyre. 

Ndërsa krahëve të sulmit do jenë të njëjtë sikur në ndeshjen kundër Serbisë, me Myrto Uzunin në të majtë dhe në djathtë me Armando Brojën. Maja e sulmit do i besohet heroit Rey Manaj i cili ka fituar në sytë e Silvinjos përball Dakut dhe Tucit.

Me një njëmbëdhjetëshe të tillë startuese, Shqipëria bëhet më shumë kërkuese për të shënuar edhe për të mos lënë asgjë fatit apo ndonjë surprize të pakëndshme.

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski dhe Filipçe përballen për Evropën dhe ndryshimet kushtetuese 9 May 2026
Shoqja E Borës Tallet Me Eleminimin E Beatrix, Futet Në Lojë Dhe Oriola Marashi23 January 2022
Ish deputeti LSDM-së: ‘Pse jo’, koha për kryetare kuvendi femër 7 August 2020