Nga Vendi
13 November 2025
Bexheti reagon pas kallëzimit penal: Mos mendoni se me shantazh mund të me ktheni pas

Pas padis penale ndaj ish kreut të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vjen edhe reagimi i tij, duke e cilësuar si shantazh.

“Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike. Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë. Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot. Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci. Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, shkruan buxheti në FB.



Të ndryshme
Më shumë
MUHABETE KULTURE – ÇDO TË ENJTE ORA 20:0017 March 2026
Protestë e re e sindikatave në Shkup, kërkohet pagë minimale 600 euro14 March 2026
Shqiptari Mustafa Sentop rizgjidhet në krye të parlamentit turk 8 July 2020