Nga Rajoni
13 November 2025
Ted Kopliku në Forumin Botëror për Demokracinë: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes dhe besimit”

Bashkëthemeluesi dhe anëtari i Bordit të Institutit, Ted Kopliku, mori pjesë në World Forum for Democracy në Conseil de l’Europe, së bashku me gjeneratën 2025 të programit ASP. Ngjarja, që mblodhi figura të njohura dhe të rinj nga mbarë bota, rikujtoi se “demokracia sot është në rrezik kudo”.

Gjatë diskutimeve të forumit u theksua se rënia e pjesëmarrjes qytetare, humbja e besimit tek institucionet publike, polarizimi i thelluar që nxisin rrjetet sociale, si dhe ndryshimet e shpejta që sjell teknologjia në mënyrën e informimit dhe marrjes së vendimeve, janë ndër arsyet kryesore të erozionit të demokracisë bashkëkohore.

Megjithatë, përmes ideve dhe përvojave të ndara nga të rinj e ekspertë ndërkombëtarë, u përcoll një mesazh optimist: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes së njerëzve, transparencës dhe ndërtimit të besimit.”Në kuadër të forumit, Ted Kopliku pati edhe një takim të veçantë me Presidentin legjitim të Venezuelës, Edmundo Gonzales, i cili, së bashku me Maria Corina Machado dhe opozitarë të tjerë, ka sfiduar dhe ekspozuar farsën e narkoregjimit të Nicolas Maduros.

Kopliku e cilësoi këtë përvojë si “një frymëzim të fortë për sfidat dhe mundësitë që na presin edhe në Shqipëri”, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit aktiv për mbrojtjen e vlerave demokratike.



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi: Kryetar ose Kryeministër në rotacion është çështje e Marrëveshjes politike18 August 2020
Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam 3 September 2021
Me veshje të çuditshme dhe gati tërësisht transparente, Dua Lipa merr vëmendjen29 October 2021