Sport
13 November 2025
Shqipëria triumfon ndaj Andorrës dhe kualifikohet në play-offin e Botërorit 2026

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në play-offin e Kampionatit Botëror 2026 me një fitore te Andorra.

“Kuq e Zinjtë” fituan me rezultat 0-1 te Andorra, derisa Anglia e mposhti Serbinë si nikoqir.

Shqipëria e dominoi lojën në përgjithësi por që në pjesën e parë nuk ishte aspak efektive.
 

Shqipëria tentoi të krijonte disa aksione që nuk rezultuan të suksesshme, kurse rasti më i rrezikshëm ishte përmes Berat Gjimshitit që goditi traversën pas një harkimi nga këndi.

Megjithatë, e tëra situata ndryshoi për mirë te mysafirët me inkuadrimin e Mrytu Uzunit dhe Nedim Bajramit. Në fakt të dy ishin protagonist te goli i kualifikimit.

Bajrami pasoi te Uzuni, i cili e gjeti për mrekulli të harruar Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që me një super goditje e zhbllokoi rezultatin.

Tutje, Shqipëria e ruajti rezultatin duke krijuar disa aksione por që ishte më e fokusuar në aspektin defansiv.

Kësisoj, Shqipëria mbledh 14 pikë, katër mbi Serbinë prandaj edhe nëse humbin ndaj Anglisë në Tiranë, prapë vendin e dytë të play-offit e kanë të siguruar.

Kujtojmë, shorti për play-offin e Botërorit do të hidhet më 21 nëntor, derisa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë duhet të dinë zviceranët që duan të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri23 June 2021
Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30% e qytetarëve14 February 2021
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021