Nga Vendi
14 November 2025
Bexheti: Do të parashtrojmë kallëzim penal ndaj drejtorit të Policisë Financiare dhe tre personave tjerë

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot ka paralajmëruar se do të parashtron kallëzim penal ndaj drejtorit të Policisë Financiare dhe tre personave tjerë.

"Kallëzimi penal i ngritur nga Policia Financiare është tërësisht i pabazuar, dhe për këtë arsye ne do të ngremë procedura përkatëse kundër Drejtorit Slobodan Ivanovski, Zëvendës Drejtorit Ilber Imeri dhe dy personave të tjerë që së bashku si një bandë e organizuar po zbatojnë këtë orkestrim të persekutimit politik.

Ne do të dëshmojmë përmes provave që kemi, se urdhrat vijnë direkt nga Kryeministri Mickoski, e të cilat janë një përpjekje e drejtpërdrejtë për të ushtruar presion mbi mua si deputet me qëllim rritjen e shumicës në parlament.
 

Prandaj, sot po u drejtohem publikisht me një mesazh se funksionet e tyre nuk janë të përjetshme, por lufta jonë për të drejtat e shqiptarëve që udhëheqësi ynë Ali Ahmeti e ka udhëhequr për më shumë se 20 vite është e ndershme dhe e sinqertë. Asnjë nga deputetët e BDI-së nuk do t'i nënshtrohet presionit tuaj dhe nuk do t'i bashkohet as Ju as VLEN-it, aq më pak unë.

Do të demaskojmë këtë akuzë të sajua dhe të motivuar politikisht kundër nesh, dhe pastaj do ta vërtetojmë institucionalisht persekutimin politik të tyre.

Të gjitha procedurat e Komunës janë kryer brenda kornizës së kompetencave ligjore, me dokumente dhe akte të vlefshme. Në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë paramendim, dhe asnjë përfitim dhe edhe më pak dëm për komunën.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale thotë qartë se kryetari i komunës lëshon leje ndërtimi, është obligim i tij ligjore, jo kriminalitet.
Ligji i Ndërtimit lejon dhënien e lejes vetëm të bazuar në një plan ose projekt urbanistik të vlefshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që është bë.

Nuk ka dëme materiale, asnjë humbje as prej një denarësh për komunën. Gjithçka është e dokumentuar dhe gjithçka është e pastër", thuhet në reagimin e Bexhetit.

Kujtojmë se dje Policia Financiare ka parashtruar kallëzim penal ndaj tetë personave ish-zyrtarë dhe të punësuar në komunën e Sarajti dhe Bashkinë e Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
“Na mban jashtë orarit dhe s’na paguan”, Nusret paditet nga punonjësit e tij20 August 2021
Kjo është vajza 21 vjeçare e Duda Balje 1 September 2021
Aksident në rrugën Shkup – Tetovë, humb jetën një person21 October 2021