Nga Vendi
15 November 2025
VLEN: AKI ende në heshtje zgjedhore

Koalicioni VLEN tha se me largimet e fundit nga AKI është bërë e qartë se ajo nuk ekzison, por ka mbetur vetëm një hije e vetvetes. VLEN tha se AKI është ende në heshtje zgjedhore pasi ende nuk ka deklarime nga ana e tyre, ndërkohë që shtoi se ky është edhe kapitullimi i tyre.

“Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare nuk është dorëheqje, është rrëzim. Është shembja e një ndërtese të ngritur me mashtrime, improvizime dhe lojëra pas shpinës së qytetarëve. Me tërheqjen e Krenar Llogës, pas largimit të Menduh Thaçit, pas panikut në BDI dhe heshtjes tre–kokëshe Ahmeti–Taravari–Sela tash e tetë ditë, është bërë krejtësisht e qartë: AKI nuk ekziston më. Është shuar, tretur dhe mbetur vetëm si një hije e vetvetes.

Këta që dikur pozonin si shpëtimtarë të shqiptarëve, sot nuk kanë guximin të japin as një deklaratë. Heshtja e tyre nuk është taktikë, është kapitullim. BDI tentoi të shesë “reformë” me Blerim Bexhetin, por qytetarët janë lodhur nga paketimi i vjetër me letër të re. Kush tenton të rikthejë të dështuarin si shpëtimtar, vetëm dëshmon se ka mbetur pa ide, pa njerëz dhe pa fytyrë politike.

Rënia e AKI-së është dëshmia më e madhe se kulla e mashtrimeve 20-vjeçare po shkërmoqet gur më gur. Populli shqiptar nuk pranon më lojëra. Nuk pranon më etiketime, fyerje e kërcënime. Shqiptarët në “referendumin” e tyre vulosën çlirimin përfundimtar.

VLEN rithekson: Ne jemi këtu, të fortë, të bashkuar dhe me legjitimitet të plotë. Ata po largohen nga skena, ne po hyjmë në epokën e përgjegjësisë. Është fundi i rrenave dhe fillimi i punës së vërtetë”, tha VLEN



Të ndryshme
Më shumë
Kejvina “kall” fansat në bikine30 June 2021
Seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë dhe tre komisione 1 September 2021
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022