Nga Vendi
15 November 2025
Marshi i tridhjetë protestues “Marshi për engjëjt” në Shkup

Në organizim të Shoqatës së qytetarëve “16 Marsi 2025” nga Koçani dhe nisma “Kush e ka radhën”, sot, me fillim në orën 12:05 do të mbahet marshi i 30-të protestues “Marshi për engjëjt” i cili do të fillojë nga sheshi “Maqedonia”.
 

Siç bëjnë të ditur organizatorët, marshi ka për qëllim ta përkujtojë publikun për nevojën për një luftë të vazhdueshme dhe të bashkuar për drejtësi.

“Jemi të vetëdijshëm se rruga drejt drejtësisë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, e mbushur me rezistencë dhe qëllime të shtrembëruara. Por nëse gjejmë pikën e përbashkët dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sistemi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të veprojë siç kërkon populli”, thonë organizatorët.

Rruga përshin lëvizjen nga sheshi “Maqedonia”, përgjatë Kuvendit, deri në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Para Kuvendit dhe Gjykatës janë paralajmëruar fjalime dhe paraqitje, ndërsa dy deklarata qendrore do të jepen në vetë fillimin e protestës.



Të ndryshme
Më shumë
Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s 3 March 2026
Thumbuan hapur Gracianon dhe Argjirën, çifti ironizon blogeret shqiptare28 July 2021
Dardanët nuk ndalen, Kosova nis përgatitjet për sfidën ndaj Turqisë29 March 2026