Nga Vendi
17 November 2025
Zgjedhjet/ Më 11 janar përsëriten votimet në katër komuna

11 janari u zyrtarizua si data e zgjedhjeve të përsëritura në 4 komuna, Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi firmosi shpalljen e zgjedhjeve dhe KSHZ-ja u njoftua për të filluar të gjitha procedurat për organizimin e zgjedhjeve.

Meqë bëhet fjalë për zgjedhje të përsëritura, të gjitha afatet për përgatitjen e tyre shkurtohen për 5 ditë, përveç fushatës zgjedhore e cila zgjat po aq sa fushata e zgjedhjeve të rregullta. Zgjedhjet në katër komuna do të përsëriten për shkak se më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e 1/3 së votuesve në zgjedhje.

“Afati për dorëzimin e listave të kandidatë për kryetar për këto katër komuna është më së voni 30 ditë dhe do të zgjasë deri 11 dhjetor në ora 24. Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor. Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, fillon nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në ora 24”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter29 June 2021
Maqedoni: Rritet frika te popullata për mundësinë e infektimit me coronavirus29 June 2020
Zjarri ne spital: Filipçe niset për në Tetovë. 8 September 2021