Nga Vendi
19 November 2025
Vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitit 2026

Në Komision e Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë dorëzuar 203 amendamente, ndërsa disa janë tërhequr nga propozuesit e BDI-së.

Dje janë refuzuar disa amendamente, ndërsa janë pranuar një amendament me të cilin për pesë milionë denarë do të rritet buxheti i Agjencisë Operative Teknike (AOT) për pajisje shtesë.

Me Propozimin e Buxhetit për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së.
Të ardhurat e përgjithshme parashikohen në 374.7 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në 413.9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale 40.5 miliardë denarë (650 milionë euro).

 



Të ndryshme
Më shumë
Kasami nga Bogovina: VMRO mbetët e njëjta, me ne do të vijë ndryshimi10 July 2020
MSH: Profili në Twitter i ministrit Filipçe është sërish aktiv 4 August 2021
Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor16 September 2021