Nga Vendi
19 November 2025
Operacion policor në rajonin e Gostivarit: gjashtë shtetase shqiptare në pranga

SPB Tetovë njofton se policia ka kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Gostivarit, ku janë ndaluar gjashtë shtetase shqiptare.
“Мë datë 18/19.11.2025 periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike (lokale) në rajonin që mbulon DPB Gostivar. Me këtë rast, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në pronësi të personit J.A. (49) nga Gostivari, janë gjetur dhe ndaluar V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50), të gjitha nga Shqipëria. Ndërsa, në një objekt hotelierik në f. Zubovcë, komuna Vrapçisht, në pronësi të R.B. (50) ngaGostivari, janë gjetur dhe ndaluar E.U. (39) dhe Xh.K. (25) nga Shqipëria.

Gjashtë shtetaset shqiptare janë ndaluar për shkak se kanë keqpërdorur qëllimin e qëndrimit turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit. Ato janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të bëhen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia27 October 2021
Top veshje ikonike të Adelina Ismailit (FOTO) 4 August 2021
Reshje shiu dhe ulje temperaturash nga nesër14 July 2025