Nga Rajoni
21 November 2025
Kosovë/ Vetëm 12 ditë fushatë për partitë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për subjektet politike do të jetë vetëm 12 ditë, nga 17 dhjetori, deri më 28 dhjetor.

Ai bëri të ditura edhe periudhat e certifikimeve të partive politike nga ana e KQZ-së.

“Periudha për certifikimin e partive politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më 30 nëntor. Ky proces është ndryshe nga proceset e tjera, është i ndarë në dy faza. Bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike”.

“Lista e kandidatëve të partive politike, realizohet nga 24 nëntor deri më 7 dhjetor. Pra 7 dhjetori është data e fundit ku partitë politike mund të dorëzojnë listën e kandidatëve në KQZ”, tha Elshani.

Tërheqja e shortit nga ana tjetër, do të bëhet më 8 dhjetor.

Derisa sipas Elshanit, periudha e aplikimit për votuesit jashtë Kosovës fillon më 26 nëntor, dhe mbaron me datën 6 dhjetor. Ndryshe, periudha e votimit me postë nis më 12 dhjetor dhe përfundon më 27 dhjetor.



Të ndryshme
Më shumë
Rusia përsëri i ofron vaksina Koresë Veriore, raportohet se izolimi po shkakton uri 8 July 2021
Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë 6 September 2021
Nga sot hyn në fuqi ligji në Maqedoni: Gjobë për ata që kalojnë rrugën me telefon në dorë.26 September 2025