Nga Vendi
23 November 2025
Katër vjet nga aksidenti fatal i “Besa trans” në Bullgari, me 45 të vdekur

Sot janë mbushur tre vjet nga tragjedia fatale e autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë pësuan me plagë.

Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, gjegjësisht sipas zëvendëskryeprokurorit bullgar, Borislav Sarafov ka qenë faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti.

Në korrik 2025 rifilloi gjykimi për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 pranoi ankesat e të akuzuarve dhe shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg.

Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve është ulur sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. 

Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit. 



Të ndryshme
Më shumë
Protesta në gjithë Shqipërinë, qytetarët bllokojnë edhe “Rrugën e Arbërit”10 March 2022
Mbrëmë në të njëjtin vend por asnjë foto së bashku, çfarë po ndodh mes Pm, Dagz dhe Donaldit?12 March 2022
Gaz lotsjellës, “Kosovska” dhe “Kallashnikov”, krejt çka ndodhi në koncertin e Goran Bregoviq në Korçë23 August 2021