Nga Vendi
25 November 2025
Fillojnë përgatitjet për zgjedhjet në 4 komuna, lista zgjedhore në shqyrtim publik

Nga nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore për votuesit e regjistruar në katër komunat ku do të përsëriten zgjedhjet për kryetar komune. Votuesit e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushës dhe Qendër Zhupës do të mund të shikojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore nga data 26 nëntor deri më 10 dhjetor. KSHZ-ja fton të gjithë ata që duan të ndryshojnë të dhënat e tyre, të bëjnë kërkesë në formë elektronike ose në zyrat rajonale të KSHZ-së. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të paraqesin personat e afërt të familjes që nuk jetojnë më, për t’i shlyer nga lista zgjedhore.

“Njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit publik do të punojnë çdo ditë, në periudhën nga ora 8 e mëngjesit, deri në ora 20 kurse më datë 10 dhjetor të vitit 2025, deri në ora 24. Gjatë kohëzgjatjes së shikimit publik qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim dhe shlyerje të të dhënave të listës zgjedhore që janë dhënë në shqyrtim publik”, deklaroi Abdush Demiri, Nënkryetar i KSHZ-së. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
“Dëgjova hapa nëpër shkallë”, flet fqinja e 20-vjeçares që u vra nga burri i saj22 June 2021
Izraeli paralajmëron se vaksina Pfizer është më pak efektive kundër variantit Delta19 July 2021
Tirana e tejkalon dhe Milanon – Ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse28 October 2025