Nga Vendi
26 November 2025
Mickoski: VLEN-i nuk do të marrë ministri shtesë, personi i njejtë do të jetë edhe zëvendëskryeministër edhe ministër

Nuk do të ketë portofole të reja, VLEN nuk do të marrë një ministri shtesë, i njëjti person do të jetë Zëvendëskryeministër dhe Ministër, tha sot Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me plotësimin e vendeve vakante në qeveri, pas largimit të Izet Mexhitit në pozicionin e kryetarit të Komunës së Çairt, duke pasur parasysh se ai ishte edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit.
 

“Mund të them se emrat do të dihen këtë javë. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike që përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë ato ministri si deri më tani. Pra, nuk do të ketë ndryshime shtesë këtu, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kjo është rënë dakord në kuadër të koalicionit tonë të përbashkët, tha Mickoski.

Lidhur me emrat, ai theksoi se pret t’i paraqesë ato të hënën, pasi të jenë kristalizuar, por shtoi se këto janë emrat që pak a shumë qarkullojnë në publik.



Të ndryshme
Më shumë
SHBA kërkon çarmatosjen e Hezbollahut dhe negociata të drejtpërdrejta Liban-Izrael10 March 2026
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13 është mbi 20%17 October 2021
Nuredini: Është e dyshimtë se si zjarri u përhap shumë shpejt 10 September 2021