Nga Vendi
26 November 2025
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Vdekja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi në orët e para të mëngjesit të sotëm ka prekur jo vetëm botën e artit, por edhe atë politike në trojet shqiptare. Këngëtari u nda nga jeta pas një sulmi në zemër, duke lënë pas një boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe admiruesit e muzikës së tij. Rrjetet sociale janë mbushur sot me fotografi dhe dedikime prekëse, ndërsa këtij reagimi të gjerë nuk i kanë shpëtuar as disa prej figurave më të rëndësishme politike në rajon. Sali Berisha, Albin Kurti, Ali Ahmeti, Izet Mexhiti dhe ambasadori Denion Meidani kanë shprehur publikisht ngushëllimet e tyre, duke vlerësuar talentin e Shpat Kasapit dhe duke theksuar trishtimin për humbjen e tij në një moshë kaq të re. Mesazhet e tyre të ngushëllimit janë një dëshmi e ndikimit që artisti ka pasur në mbarë hapësirën shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi pyet: Pse Sela dhe Taravari nuk ishin në Tetovë?16 September 2021
Ardita Sinani përkujton hapjen e shkollës së parë shqipe në Preshevë 7 February 2026
LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar 2 July 2021