Nga Rajoni
29 November 2025
Shqipëria kremton 81-vjetorin e çlirimit

Krerët më të lartë të shtetit festuan 81-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, një ditë e shënuar kombëtare që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.
 

Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, kryetarja e komanduar e Tiranës, Anuela Ristani si dhe veteranë nderuan dëshmorët, ndërsa vendosën kurora me lule në Memorialin “Nëna Shqipëri”.

Edhe këtë 29 nëntor politika festoi e ndarë.

Debati për datën e çlirimit vazhdon ende, të majtët e kujtojnë çlirimin e vendit në 29 nëntor, ndërsa demokratët festën e çlirimit e festojnë në datën 28 së bashku me atë të pavarësisë./klan.al



Të ndryshme
Më shumë
Zaev pret koalicion të qëndrueshëm paszgjedhor me partitë shqiptare 6 July 2020
Haradinaj reagon kundër kërkesës për konsullatën serbe në Shkodër: "Është projekt politik serbomadh"30 July 2026
“Sot dua që Tirana të flasë” – Veliaj nga burgu i propozon Këshillit bashkiak që katër ish-liderët e UÇK-së të shpallen Qytetarë Nderi19 September 2026