Nga Vendi
30 November 2025
Komuna e Tetovës shpall 1 Dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin

Komuna e Tetovës ka shpallur 1 Dhjetorin 2025 (e hënë) ditë zie në territorin e saj, me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur tetovar Shpat Kasapi.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 30.11.2025, duke u bazuar në nenin 36, paragrafi 1, pika 15 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Sipas vendimit, dita e zisë shpallet “për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi”, ndërsa institucioneve publike, personave juridikë dhe qytetarëve u rekomandohet që në këtë ditë të përmbahen nga organizimi i ceremonive solemne, argëtuese dhe ngjarjeve muzikore.

Në vendim theksohet se ai hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës”.

Shpat Kasapi, një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqipe, ndërroi jetë papritur pas një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare, duke shkaktuar trishtim të madh te familja, miqtë, kolegët dhe admiruesit e tij në mbarë hapësirën shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
MASH Maqedoni: Të drejtën për para për ushqim mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të universiteteve shtetërore dhe private 7 July 2021
Mariçiq: Qëllimi është që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë29 September 2021
Nga 1 gushti përplot 33mijë shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar në Shqipëri26 August 2020