Nga Vendi
1 December 2025
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

“Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin e thellë të komunitetit tonë për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup organizohet mbledhje komemorative.

“Së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teatër, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, thuhet në njoftim. 



Të ndryshme
Më shumë
Aktorja e “O sa mirë” pjesë e Big Brother VIP22 September 2021
Skriningu i nxënësve në Maqedoni do të realizohet në 473 shkolla, prindërit të ndarë në qëndrime14 October 2021
Berisha uron fitoren e Magyar në Hungari dhe krahason zgjedhjet me Shqipërinë13 April 2026