Nga Vendi
2 December 2025
Çairi nderon Shpat Kasapin: Mbledhje komemorative mes dhimbjes dhe mirënjohjes

Në ambientet e Komunës së Çairit sot u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi. Familjarë, miq si dhe përfaqësues të pushtetit lokal e qendror morën pjesë në ceremoninë e organizuar për të kujtuar figurën e tij njerëzore dhe artistike. Momenti më emocional i aktivitetit erdhi nga nëna e këngëtarit, zonja Gylymsere, e cila mes dhimbjes shprehu mirënjohjen e saj për nderimin dhe respektin që po i bëhej të birit. Fjalët e saj prekën të pranishmit, të cilët e mbështetën me ngrohtësi. Po ashtu, familjarë të tjerë, miq që kanë ndarë rrugëtimin profesional me Shpat Kasapin, si edhe përfaqësues politik, shprehën konsideratën e tyre për të. Ata vlerësuan rolin e Kasapit në muzikën shqiptare dhe modelin pozitiv të njeriut që ai la pas, duke kujtuar me respekt kontributin e tij artistik dhe kulturor.



Të ndryshme
Më shumë
“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri 9 October 2026
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e ka futur në “Stop-listë”27 September 2026
Eli Fara dëshmon në polici për videot intime me Adi Hilën, zbardhet deklarata e saj 2 October 2026