Nga Vendi
4 December 2025
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve për protestë më 13 dhjetor në Shkup

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për një protestë mbarëpopullore më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbej” në Shkup. Sipas Ahmetit, tubimi synon të shprehë mbështetjen për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Ai u ka kërkuar shqiptarëve që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë, siç tha ai, solidaritet me ata që “kanë dhënë gjithçka për lirinë”.

Organizatorët presin pjesëmarrje nga qytetarë të Shkupit dhe nga mbarë trevat shqiptare. Nuk janë bërë të ditura masa të veçanta për sigurinë, ndërsa institucionet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me protestën. / Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Disa arsye pse gjumi i pasdites është zgjedhja më e mirë18 March 2022
BE heton Shein për kukulla seksi që duken si fëmijë18 February 2026
Mbërrin grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani në Maqedoni31 August 2021