Nga Vendi
5 December 2025
Qyra ‘gjunjëzohet’ para Mickoskit, kërkon falje dhe thotë se nuk do të përsëritet më

Kreu i Komunës së Strugës Mendi Qyra konfirmon porosinë e kryeministrit Mickoski i cili ka reaguar për manifestimin me rastin e 28 Nëntorit në Komunën e Strugës.

Megjithatë kreu i Strugës shpreson se do të vazhdojë të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në sa i përket Këshillit të Komunës dhe projekteve të tjera në të mirë të të gjithë qytetarëve të Strugës.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit, shpresoj se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe unë shpresoj që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së do të na mbështesin edhe për këshillin, sepse do të kemi një marrëveshje dhe ne do të bashkëpunojmë në komunë e Strugës. Unë nuk kam dëgjuar dhe nuk dua të komentoj se çka ka thënë kryeministri. Unë kam shpresë se kryeministri do të shohë interesat e komunës së Strugës siç mendoj unë sepse unë jam kryetar i Komunës së Strugës për të gjithë qytetarët dhe për të mirat e komunës së Strugës dhe në këtë rast do të kem mbështetjen edhe të kryeministrit por edhe të VMRO-DPMNE-së por edhe të forcave të tjerë në komunë e Strugës”, theksoi Qyra.

Qyra pranon se vërejtja e Mickoskit kishte të bëj me anashkalimin e flamurit shtetëror.

“Në SMS-në që e mora në ditën e flamurit, sigurisht që vërejtja ishte pse nuk ishte flamuri shtetëror për të cilën unë i thash se kjo ka ndodhur për arsye se unë vetëm 15 ditë jam në këtë post dhe kjo është manifestuar gjithmonë në këtë formë dhe unë nuk e kam bërë me qëllim dhe besoj se kjo është një lëshim i cili do të përmirësohet herëve tjera…Jo ai nuk paraqiti ndonjë shqetësim të madh, sigurisht e bëri vërejtjen e vet dhe ajo ishte një vërejtje e shkurtër dhe nuk komentuam gjëra të gjata”, tha Qyra. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Vajzat afgane kthehen në shkollë në Herat në vendin e kontrolluar nga talibanët18 August 2021
375 milionë euro ka dërguar diaspora në Maqedoni gjatë krizës së koronavirusit21 September 2021
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI Bajram Rexhepi, premton zhvillimin e Banjës së Tetovë12 October 2025