Nga Vendi
6 December 2025
Gashi do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, tema e forumit të sivjetëm është: “Drejtësia në veprim: më shumë se vetëm një premtim për përparim”.

Në kuadër të aktivitetit, në margjinat e Forumit të Dohas, kryetari i Kuvendit do të realizojë takime me homologun e tij, Hasan bin Abdullah Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shuras së Shtetit të Katarit, pastaj me Sultan bin Saad Al-Muraiki, ministër shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit, si dhe me sheiken Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, kryetare e muzeve dhe trashëgimisë kulturore të Katarit.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet15 September 2021
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku24 September 2026
Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari14 September 2026