Nga Bota
9 December 2025
Ivanka Trump studion historinë dhe kulturën shqiptare

Ivanka Trump, vajza e residentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, ka treguar interes të veçantë për Shqipërinë dhe historinë e saj. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj tre libra që po i përdor për të studiuar kulturën dhe identitetin shqiptar.

Në foton e publikuar mbi tavolinë shihen tre tituj: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, si dhe romani i njohur i Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Ivanka shprehet se po kryen kërkime për Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se dëshiron të thellojë njohuritë mbi historinë, identitetin dhe letërsinë shqiptare. Interesi i saj vjen në një moment kur bashkëshorti, Jared Kushner, përmendet si një nga investitorët potencialë në projekte turistike në ishullin e Sazanit./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Tetova sonte në festë, Ansambli Shtetëror sjell koncertin “Me plis në zemër”30 April 2026
Qeveria e RMV-së: Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5 milionë euro, fokusi janë të rinjtë dhe të papunët 2 June 2025
Fetai themelon Këshill koordinues: Do të funksionojë deri në qartësimin e situatës me ASH-në26 May 2025