Nga Vendi
9 December 2025
Stolisja e Shkupit për festat e fundvitit do të kushtojë 53 mijë euro

Kompania “Link Media Plus” është zgjedhur për të realizuar dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri. Oferta e saj ishte e vetmja në tenderin e shpallur nga autoritetet e qytetit, të cilat për zbukurimin e zonës qendrore dhe bulevardëve kryesorë do të paguajnë 3.260.000 denarë, ose rreth 53.000 euro. 

Pas dorëzimit të garancisë bankare nga kompania, do të nënshkruhet kontrata.

Kompania “Link Media Plus” këtë vit ka fituar gjithashtu tenderët për dekorimin në Komunën Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Shtipit. Sipas sistemit të prokurimeve publike, kompania ka punuar edhe në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Administratës së Policisë Financiare, shërbime për pastrimin e rrugëve, si dhe furnizime me kontejnerë mbeturinash. Në vitin 2023, ajo realizoi dekorimin festiv në Kavadar, Çair dhe në Qendrën Tregtare të Shkupit.

Sipas specifikimeve të tenderit, kompania duhet të vendosë elemente dekorative dhe ndriçues të Vitit të Ri në disa lokacione në Shkup. Pjesa më e madhe e dekorit do të vendoset në Sheshin “Maqedonia”.

Projekti do të realizohet në tërësi nga kompania, e cila duhet të sigurojë edhe heqjen e dekoracioneve pas përfundimit të periudhës festive.

Autoritetet e qytetit ende nuk kanë njoftuar datën e saktë se kur do të fillojë vendosja e dekorimeve, as programi për Vitin e Ri, e as kush do të argëtojë qytetarët e Shkupit për Natën e Vitit të Ri.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev komenton buxhetin për vitin 2022: Cilësia më e mirë e jetës për qytetarët është në fokus të Qeverisë19 November 2021
MSH: Dje janë aplikuar mbi tre mijë vaksina30 September 2021
Dani Alves në burg, Neymari e ndihmon me 150 mijë euro10 January 2024