Nga Vendi
12 December 2025
Tentativë për vrasje në Kumanovë, Prokuroria hap procedurë hetimore ndaj një personi

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale tentativë për “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 4 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
 

“Më 4 dhjetor, në një hotel në Kumanovë, i dyshuari 84-vjeçar, nga motive të ulëta, me dashje tentoi të privonte nga jeta një grua.
Në mëngjes, ai shfrytëzoi një moment kur një mysafir në hotel hapi derën, hyri në ndërtesë dhe erdhi në dhomën ku ndodhej e dëmtuara dhe bashkëshorti i saj i palëvizshëm.

Kur e pa, u ngrit dhe eci drejt derës së dhomës për ta penguar të hynte, por në atë moment i dyshuari nxori një thikë dhe e goditi në kokë me të. Në momentin kur thika ra, e dëmtuara arriti të largohej dhe filloi të bërtiste me zë të lartë dhe të kërkonte ndihmë, kështu që djali i saj doli nga dhoma tjetër dhe e ndaloi të dyshuarin”, thonë nga PTHP.

Nga atje poashtu njoftojnë se me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit.



Të ndryshme
Më shumë
Personeli mjekësor nga Kërçova në ndihmë të Klinikës Infektive në Shkup28 June 2020
Maqedoni: 47% e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë28 September 2021
Në pranga 80 vjeçari nga Tetova, posedonte drogë dhe armë ilegale10 September 2021