Nga Rajoni
15 December 2025
Samir Mane dhuron 30 poltronë tek pavioni i Onkologjikut në Tiranë

Fondacioni Mane përmirëson kushtet e trajtimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku çdo ditë pacientë nga e gjithë vendi përballen me procese të gjata dhe të vështira trajtimi, Fondacioni Mane ka ndërmarrë një ndërhyrje të rëndësishme që synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve gjatë terapisë.
 

Në kuadër të kësaj nisme, janë dhuruar 30 poltronë të rinj me parametra modernë, ndërsa është realizuar edhe përmirësimi dhe zgjerimi i hapësirave të trajtimit. Si rezultat, janë rritur ndjeshëm kapacitetet e terapisë ditore dhe është krijuar një ambient i ri i dedikuar për marrjen e kimioterapisë. Salla e pajisur me poltronë të posaçëm tashmë është plotësisht funksionale dhe në dispozicion të pacientëve.

Falë këtyre investimeve, pavionet e Onkologjikut ofrojnë kushte më dinjitoze dhe kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë pacientëve ditorë, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën dhe pritjet.

Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, vizitoi personalisht ambientet e rehabilituara, ku u njoh nga afër me ndërhyrjen e realizuar dhe ndikimin e saj në shërbimin ndaj pacientëve.

Mane premtoi të ndërhynte edhe në spitale të tjera lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Brenda baneses luksoze të Elites dhe Gjikos23 July 2021
Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime29 July 2021
Fazliu: Mohimi i gjuhës rrezikon stabilitetin e shtetit, elitat shqiptare kanë tradhtuar barazinë 7 April 2026