Sport
15 December 2025
Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton “Topin e Artë” 2025

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri.

Në ceremoninë që po mbahet sonte në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, sulmuesi shkodran triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t).

Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë. Presidenti Armand Duka i dorëzoi djaloshit shkodran trofeun më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke e uruar për sezonin fantastik në radhët e Vllaznisë.



Të ndryshme
Më shumë
“Nuk më pëlqejnë”, Ema zbulon se nuk do të bëjë dasmë22 June 2021
Nafta në Zvicër arrin rekord, ekspertët: Çmimi mund të shkojë deri në 3 franga për litër20 September 2026
Kurti e Rrahmani replikojnë në Kuvend për Kodin e ri Civil, që u hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë15 October 2026