Nga Vendi
17 December 2025
VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit

Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike.

Nga VLEN thonë se "besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla".

"Besimin në drejtësi e kanë goditur rëndë edhe vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz dhe minimin e proceseve të drejtësisë, ndërkohë që institucionet vendore ende nuk kanë dhënë epilog të qartë për këto raste".
"Koalicioni VLEN do të insistojë që procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të jetë i pastër, transparent dhe i çliruar nga ndikimet politike. Rikthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë është detyrim që nuk mund të shtyhet më", thonë nga VLEN.



Të ndryshme
Më shumë
Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Shkupit, dy fluturime patën ulje në aeroporte të tjera22 December 2025
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 32 gradë18 June 2021
Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh23 June 2021