Nga Vendi
17 December 2025
Vdekja e foshnjës, inspektimi i jashtëzakonshëm në Klinikën e Gjinekologjisë

Inspektimi i jashtëzakonshëm në Klinikën e Gjinekologjisë nga ana e Inspektoratit Shëndetësor, pas vdekjes së foshnjës, nuk ka zbardhur detaje nga trajtimi mjekësor i foshnjës. I njëjti vetëm ka dokumentuar historikun nga dita e pranimit dhe mënyra se si është trajtuar foshnja e lindur para kohe. Çdo gabim eventual në trajtimin e foshnjës duhet të konstatohet nga një komision profesional, të cilin inspektorati ka kërkuar të formohet.

“Është kërkuar për obduksion deri tek Instituti i Patologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, por deri në ditën kur është bërë inspektimi i jashtëzakonshëm nuk është përgatitur raporti i obduksionit… Komisioni për Monitorimin dhe Përmirësimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor në klinikë u mblodh gjithashtu për rastin më 14 tetor dhe më 28 tetor, në përputhje me ligjin. Nga ana e inspektoratit është siguruar dokumentacion i plotë dhe tek ministri i shëndetësisë është iniciuar që të formojë komision për inspektim profesional” , deklaroi Kirill Llazov, drejtor i Inspektorati Shëndetësor. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 36 gradë21 June 2021
Mbështetja për anëtarësinë në NATO bie në Mal të Zi, rritet ndikimi proruso25 October 2025
Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi pasur përafrime në çështjet ekonomike 3 September 2020