Nga Vendi
18 December 2025
VLEN: Ajo që për BDI-në ishte e pamundur, me VLEN-in është e mundur

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me qeverisjen e tyre, universitetet shqiptare po trajtohen siç duhet. Sipas tyre universitetet shqiptare për vite me radhë u trajtuan si institucione të dorës së dytë, të përjashtuara dhe të detyruara të kërkojnë të drejta elementare përmes protestave.

"Kjo u reflektua në vendime selektive dhe zvarritje institucionale. Kur asistentët dhe profesorët e universiteteve shqiptare protestonin për paga dhe dinjitet, BDI zgjodhi zvarritjen dhe justifikimet. U toleruan marrëveshje selektive që i lanë universitetet shqiptare jashtë trajtimit të barabartë dhe prodhuan revoltë, jo zgjidhje. Sot, ajo padrejtësi po korrigjohet falë kryeparlamentarit Afrim Gashi".

"Jo me fjalë, jo me premtime, por me nënshkrim. VLEN po e bën atë që BDI nuk e bëri as kur ishte në kulmin e pushtetit. Kjo marrëveshje është prova më e qartë se dallimi mes VLEN-it dhe BDI-së nuk është retorik, por praktik. BDI i mbajti universitetet shqiptare në pritje, i nxori në protesta dhe i përdori si kartë politike. VLEN po i nxjerr nga pritja, nga padrejtësia dhe nga trajtimi selektiv", thonë nga VLEN, pasi dje Gashi nënshkroi marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve shtetërore.



Të ndryshme
Më shumë
Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan edhe pas 31 gushtit19 August 2021
Trepça rinovon me Beçiragiq, synon vazhdimësinë e sukseseve24 March 2026
Liderët shqiptar që duan të shkojnë bashkë në BE, u ndanë në Shkup 1 July 2025