Nga Vendi
27 December 2025
Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi i ASH-së, përcjell Gazeta “lajm” dhe “lajm tv”. Sipas zotit Sela, nëse kjo çështje përfshihet në rendin e ditës së Kuvendit, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të diskutohet.
“Kuvendi ka të drejtë të marrë vendim. Prioriteti ynë është konsolidimi i partisë, prandaj do të shkojmë në kongres, ndërsa temat e tjera natyrisht se mund të diskutohen. Unë nuk e di se cili do të ishte propozimi i çdo anëtari të Kuvendit në momentin që do të hapet diskutimi për rendin e ditës, por nëse futet një pikë e tillë në rendin e ditës, unë nuk kam zgjidhje tjetër, përveçse ta diskutojmë.”



Të ndryshme
Më shumë
Aferdita Demaku si 20 vjeqare pozon me gjinse të shkurtra 2 July 2021
Pamje nga vendi ku u gjuajt me armë zjarri autobusi dhe la të vdekur tre persona26 November 2021
Ndezi zjarrin për të pjekur Fli por shkrumboi 10 hektarë tokë 13 August 2021