Nga Rajoni
4 January 2026
Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” dhe policisë

Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë, ku protestuesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.
Përplasjet kanë ndodhur pasi policia ka ndërhyrë për të hequr çadrat që ishin vendosur më herët nga aktivistët në zonën e protestës. Si pasojë e ndërhyrjes, janë krijuar momente tensioni mes forcave të rendit dhe protestuesve.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihen efektivët e policisë teksa përplasen me protestuesit, ndërsa kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dëgjohet duke thënë: “Turp, turp-turp”.

Pamjet tregojnë gjithashtu protestuesit duke kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe duke u përballur drejtpërdrejt me efektivët në terren.

Ende nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar në polici, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit.



Të ndryshme
Më shumë
Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës 26 July 2021
Tetovë, arrestohet 42-vjeçari i dyshuar për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit31 August 2021
Dezinformoi për Covid-19, Twitter i bllokon llogarinë djalit të Trump-it29 July 2020