Nga Vendi
7 January 2026
Fazliu: Supremacia etno-fetare rrezikon paqen në RMV

Bekim Fazliu nga Lëvizja “Arbëria” ka reaguar publikisht ndaj aktit të njohur si “spërkatje fetare”, të kryer nga një përfaqësues i komunitetit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si antikushtetues dhe diskriminues. Në një reagim në rrjetet sociale, Fazliu thekson se edhe më shqetësues se vetë akti është mesazhi politik që ai përcjell, pasi sipas tij krijon perceptimin se shteti u përket vetëm grupeve të caktuara etno-fetare, e jo të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

 

 

“Ky nuk është më ritual fetar. Kjo është shfaqje e hapur e supremacisë etno-fetare”, shkruan Fazliu, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është dhe nuk mund të jetë shtet monoetnik apo monofetar. Ai nënvizon se ideologjia e rrezikshme e “shtetit vetëm për një popull” duhet të marrë fund, duke paralajmëruar se çdo formë përjashtimi dhe diskriminimi cenon drejtpërdrejt paqen, bashkëjetesën dhe stabilitetin në vend.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ishte pozitiv me Covid-19, burri vendos burkë si gruaja e vet për të hipur në aeroplan23 July 2021
Maqedoni, miratohen protokollet për në shkolla26 August 2020
Shqipërisë këtë vit i mungojnë mbi 70 për qind e turistëve të huaj27 July 2020