Nga Vendi
10 January 2026
Bora në Tetovë, rrugët të kalueshme dhe nën kontroll

 

Reshjet e borës kanë përfshirë rajonin e Pollogut, ndërsa Komuna e Tetovës njofton se, pavarësisht kushteve dimërore, rrugët në territorin e komunës aktualisht janë të kalueshme. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve. Nga Komuna e Tetovës theksojnë se, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës që priten edhe në orët në vijim, ekipet do të mbeten të angazhuara gjatë gjithë kohës për të siguruar qarkullim sa më normal. Megjithëse në disa segmente mund të paraqiten vështirësi në lëvizje, rrugët mbeten të hapura dhe të kalueshme. Autoritetet lokale u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të respektojnë kushtet dimërore.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë aktivitetet në teren 9 October 2025
Daut Haradinaj: Do të zhgënjehen ata që e kanë votuar Albin Kurtin18 June 2021
Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit19 September 2026